Politike

Berisha: Lista e Vettingut u bë që në 2019-n! Zuckerbergu dhe Musk të mbyllin ‘Aktiv1stin’, kërcënon administratën

Berisha i bëri thirrje CEO-s së Facebook Mark Zuckenbergut dhe atij të Twitter, Elon Musk që ta bllokojnë këtë aplikacion nga rrjetet sociale.

8 Shkurt 2023, 21:46 Nga F.M
Berisha: Lista e Vettingut u bë që në 2019-n! Zuckerbergu dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar seleksionim partian procesin e Vettingut. Në një takim me njësinë 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se Partia Demokratike e ka bërë gati që në vitin 2019 listën e prokurorëve e gjyqtarëve që duhet të dilnin nga sistemi drejtësisë.

Ai komentoi dhe aplikacionin “Aktivisti” të Partisë Socialiste, të cilin e konsideroi një aplikacion terrorist që kërcënon administratën. Berisha i bëri thirrje CEO-s së Facebook Mark Zuckenbergut dhe atij të Twitter, Elon Musk që ta bllokojnë këtë aplikacion nga rrjetet sociale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

I patë aktivistët, terroristë. Jo ata, por aplikacioni i terrorizmit digjital. Që të mbash një aplikacion të tillë në mediat sociale është akt i terrorizmit digjital. Edhe njëherë i bëj thirrje Zuckembergut, i bëj thirrje Elon Musk, të bllokojnë këtë aplikacion të shkëpusin çdo lidhje. Është aplikacion talibanesk, që terrorizon një ushtri të tërë punonjësish. Por ai tregoi se me dhjetëra e dhjetëra gjykatës të partisë, dhjetëra e dhjetëra prokurorë të partisë, nuk kanë punë me drejtësinë, por kanë punë me drejtësinë. Ai tregoi se çfarë ishte vetingu. Vetingu ishte një seleksiono partiak. Sot do të më shkruante një prokuror, më thoshte; kam dy vite që kam dalë nga prokuroria sepse në vitin 2019, PS-ja bëri listat e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që duhej të largoheshin nga çdo rreth dhe unë isha në Vlorë. PS e Vlorës çoi listën se këta gjykatës dhe prokurorë, dhe çfarë bënë. Na futën pa radhë fare në veting dhe na nxorën siç hymë, jashtë drejtësisë. Absolutisht vetingu i Xhorxh Sorosit. Vetingu është një nga aktet më të mëdha korruptive ndërkombëtare. Këtë deklaratë e bëri dy vjet më parë edhe Lulzim Basha, por pas dy vitesh, pasi e futi nën sqetull, për faqen e tij të zezë shkoi dhe votoi zgjatjen e kohës. Një nga aktet e para që bëri PD pasi hyri në zgjedhje, ishte të votonte zgjatjen e vetingut. Por nuk e zgjasja kurrë atë, kurrë. Ndaj dhe të gjitha këto kanë një mesazh për ne. Duhet ti dalim zot Shqipërisë. Duhet ti dalim zot me të gjithë guximin tonë, duhet të shpëtojmë vendin. E ka shtyrë tre vite regjistrimin sepse e di që ky regjistrim, nga ky regjistrim del një Shqipëri tjetër. As Çubrilloviçi nuk ka bërë këto kurrë në doktrinën e tij të gjitha këto që ka që përshkruar Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll