Politike

Meta publikon spotin zyrtar të protestës së 11 shkurtit: Dita e ndryshimit ka ardhur, Rama të largohet një orë e më parë

Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që në 11 shkurt në orën 12:00 të mblidhen për të protestuar para kryeministrisë.

8 Shkurt 2023, 22:28 Nga F.M
Meta publikon spotin zyrtar të protestës së 11 shkurtit: Dita e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar spotin zyrtar të protestës së 11 shkurtit. Në një postim në Facebook, ai ka nxjerrë një video në të cilën shihen sheshet e Tiranës të mbushura me protestues. Krahas saj, Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që në 11 shkurt në orën 12:00 të mblidhen për të protestuar para kryeministrisë.

“Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë! Të gjithë më 11 shkurt, ora 12:00, në protestën kombëtare para Kryeministrisë! Ndryshimi i Madh po afron”, shkruan Meta.

Më 11 shkurt, Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha dhe Partia e Lirisë do të dalin në shesh për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Thirrja u bë pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, gjë që zbuloi dhe takimet e të akuzuarit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama.

ilir meta

Sondazh

Poll