Politike

Akuza e fortë e Berishës: Balla është marrë me prostitucion në rininë e tij! U kap mat duke nxjerrë pasaportat për moldavet, Nano e mori këshilltar

Kreu i Partisë Demokratike shtoi se ai ka 'shpëtuar' pasi ka njohur liderin historik të selisë rozë, Fatos Nano, i cili e mori si këshilltar dhe nuk përfundoi pas hekurave. 

8 Shkurt 2023, 19:44 Nga F.M
Akuza e fortë e Berishës: Balla është marrë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është marrë me prosticion para se t'i futej politikës. Në një takim me njësinë 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se Balla është kapur në flagrancë duke nxjerrë pasaporta për vajzat moldave. Kreu i Partisë Demokratike shtoi se ai ka 'shpëtuar' pasi ka njohur liderin historik të selisë rozë, Fatos Nano, i cili e mori si këshilltar dhe nuk përfundoi pas hekurave. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

Është marrë në rininë e tij me trafik prostitucioni. Është kapur në flagrancë duke nxjerrë pasaporta për moldavet. Por, Fatos Nano, Fatos Nano, i shkuan dhe letrat dhe në vend që t’i tregonte vendin, e mori këshilltar. E shikoni ju që ky njeri që I del emri me Dumanë e stërdumanë, me Sharrën e jo Sharrën, ky komanon sallën e Kuvendit, ky komandon SKAP-in. e keni çdo dy ditë me 3-4 prokurorë të SKAP-it.

sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll