Sport

Hugo Lloris do t’i mungojë Tottenhemit 6-8 javë, për shkak të një dëmtimi në gju...

Tottenham do të jetë pa portierin pasi ai pësoi një lëndim në gju të dielën e kaluar në fitoren 1-0 kundër Manchester Cityt.

8 Shkurt 2023, 17:19 Nga DOSJA
Hugo Lloris do t’i mungojë Tottenhemit 6-8 javë, për shkak

ANGLI - Hugo Lloris nuk do të jetë i disponueshëm për Antonio Conte, për shkak të një dëmtim në gju që do ta mbajë atë larg fushës, për gjashtë deri në tetë javë. Portieri, i cili u dëmtua në ndeshjen e kaluar kundër Manchester Cityt, kur skuadra e tij po fitonte 1-0, do të mungojë në dy muajt jetik të kampionatit për skuadrën e tij.

Analizat mjekësore kanë treguar se ligamentet janë prekur, por lajmi i mirë është se klubi nuk beson që Lloris duhet t'i nënshtrohet një operacioni. Informacionet kanë bërë jehonë nga media angleze, si Sky Sports, që konfirmojnë se ai do të mungojë në ndeshjet e 1/16-tës së Champions League kundër Milanit.

Fraser Forster, që mbërriti pa pagesë në merkaton e verës së kaluar te Tottenham, deri tani ka qenë portieri i dytë. Ai, i cili ka luajtur vetëm katër herë deri më tani (vetëm një herë në Premier League), do të ketë sfidën për të zëvendësuar Lloris në ndeshjet e ardhshme.

Para tyre është një vizitë në Leicester, për Premier League të shtunën, si dhe dy derbi londinez kundër West Ham dhe Chelsea. E gjithë kjo me nxitjen që skuadra të luajë Champions League kundër Milanit më 14 shkurt dhe 8 mars, data për të cilat portiere titullar i Hottspur nuk do të jetë ende në dispozicion.

Tani ia vlen të shihet nëse Hugo Lloris do të jetë në gjendje të jetë në dispozicion pas pushimit të parë të kombëtareve në vitin 2023, në fund të marsit dhe të jetë në gjendje të jetë në ndeshjet kundër Everton ose Newcastle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll