Sport

Konfuzion në Hatayspor! U tha se Atsu ishte shpëtuar, por futbollisti ende mungon dhe nuk gjendet në spital, sipas klubit…

Mjeku i ekipit siguroi se konfuzioni vjen nga një gabim identifikimi: "Shkuam ta kërkonim në spital dhe ai nuk ishte aty. Nuk u gjet as ai dhe as Taner Savut"

8 Shkurt 2023, 16:40 Nga DOSJA
Konfuzion në Hatayspor! U tha se Atsu ishte shpëtuar, por futbollisti

TURQI - Volkan Demirel, trajneri i Hatayspor, një ekip turk i Kategorisë së Parë, mohoi këtë të mërkurë informacionin se lojtari i tij ndërkombëtar ganez, Christian Atsu ishte shpëtuar (siç raportohet nga një zëdhënës i ekipit) dhe tha se ai ende nuk kishte asnjë lajm për lojtarin dhe drejtorin sportiv të klubit, Taner Savut.

Duke folur për gazetën Hurriyet, Demirel tha: "Ju lutemi mos shkruani se ka të mbijetuar pa qenë të sigurt se ka të mbijetuar. Njerëzit kanë familje, shpresa, pikëllime dhe dhimbje që po shtohen. Nuk ka ende asnjë lajm për Atsu dhe Taner Savut. Nuk do ta thosha këtë nëse do të ishin në spital. Po kalojmë kohë shumë të vështira", tha trajneri.

Me sa duket, konfuzioni mund të jetë për shkak të një gabimi identifikimi, siç tha për shtypin mjeku i Hatayspor, Gurbey Kahveci. "Kur dëgjuam lajmin se ai ishte dërguar në spitalin Dortyol, shkuam për ta kërkuar, por ai nuk ishte aty. Për momentin dhe fatkeqësisht duket se (drejtori sportiv) Taner Savut dhe Christian Atsu nuk janë gjetur,"- tha doktori sot.

Klubi njoftoi dje se futbollisti ndërkombëtar ganez ishte shpëtuar, por gjendja e tij nuk dihej.  Sulmuesi 31-vjeçar, i cili shënoi në ndeshjen e tij të fundit të dielën e kaluar, ka luajtur edhe për Porto, Chelsea dhe Newcastle, ndër klube të tjera.

Qyteti i Hatay është rreth 180 kilometra në jug të provinces, ku epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.6 që shkatërroi Turqinë juglindore, duke shkaktuar më shumë se 11.200 të vdekur në Turqi dhe Siri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll