Sport

Messi dhe Neymar, ndonëse miq të vjetër, kanë një 'konflikt' për të zgjidhur te PSG! Kush do ta veshë fanelën me numrin ‘10’?

Dy lojtarët e skuadrës franceze mburren për një marrëdhënie të mirë, të nisur kur ishin bashkë te Barcelona

8 Shkurt 2023, 16:59 Nga DOSJA
Messi dhe Neymar, ndonëse miq të vjetër, kanë një

FRANCE - PSG rifillon garën këtë të mërkurë me Kupën e Francës me një duel emocionues kundër Olympique Marseille. Në këtë ndeshje, Leo Messi shpreson të ruajë nivelin e mirë të shfaqur në ndeshjet e fundit në të cilat ishte më vendimtari.

Për këtë ndeshje, e cila është 'Classique' e Francës, trajneri Galtier rikuperon Neymarin, i cili do të pritet për të ndihmuar argjentinasin në aksione sulmuese. Ndërkohë që Mbappé do të vazhdojë të mungojë.

Messi dhe Neymar janë miq dhe mburren për një marrëdhënie të mirë. Që nga koha e tyre në Barcelonë, ata janë bërë të pandashëm, diçka që e kanë ruajtur edhe në Paris. Por, në duelin ndaj Marseille, do të kenë një problem të vogël për të zgjidhur midis tyre. 

Ndodh, që në Kupën e Francës, lojtarët do të luajnë me fanela me numra nga 1 deri në 20, kështu që Neymar dhe Messi duhet të vendosin se kush të veshë fanellën me numrin '10'.

Ky numër i takon Neymar gjatë sezonit, pasi Messi mban '30', një numër që ai nuk do të mund ta mbajë në Kupë. Një opsion mund të jetë që Neymar të veshë '11', siç bëri te Barcelona dhe argjentinasi të kthehet për të veshur '10' si te Barcelona dhe në ‘Albiceleste’.

Edhe pse Messi e kishte atë shans, kur nënshkroi për PSG, ai refuzoi të vishte '10', pavarësisht se Neymar do t'ia kishte ofruar. Do të shohim tani se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje, sepse opsioni tjetër është, që Neymar të mos startojë si titullar, kështu që do t'i linte rrugën e hapur Messit për ta mbajtur atë numër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll