Sport

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, largohet dhe distancohet nga Formula 1...

Mes tensioneve me Liberty dhe skuadrat, presidenti Mohammed Ben Sulayem largohet nga dita e përditshme e Formula 1. FIA siguron që është një "proces natyror tashmë i planifikuar"

8 Shkurt 2023, 16:21 Nga DOSJA

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, largohet dhe distancohet nga Formula

ZVICER - Lëvizje e rëndësishme politike në Formula 1. Prej këtij viti 2023, presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, do të ketë më pak prezencë në jetën e përditshme të kompeticionit më të madh në botë të automobilave, siç u ka komunikuar vetë presidenti, me letër këtë javë drejtuesve të ekipeve.

Ekzekutivi i Emirateve Arabe do të largohet dhe Nikolas Tombazis do të jetë figura që skuadrat do t'i drejtohen tani e tutje. Këtë e ka publikuar sot ‘Daily Mail’ me burime nga vetë FIA.

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, largohet dhe distancohet nga Formula
Nikolas Tombazis do të jetë bashkëbiseduesi i ri i FIA-s me F1

Gazeta angleze thekson se në atë letër, Ben Sulayem, shpjegon se objektivi i tij ishte "të ishte president jo-ekzekutiv" dhe t'ia linte atë rol "një ekipi menaxherësh profesionistë, i cili tashmë është kompletuar në një masë të madhe". Një prej këtyre menaxherëve,  Nikolas Tombazis (ish-Ferrari), do të jetë “që tani e tutje kontakti juaj i përditshëm për të gjitha çështjet që lidhen me F1”, ndërsa presidenti i FIA-s do të fokusohet në “çështjet strategjike” të garës.

Sipas organit më të lartë të motorsportit, ky vendim nuk është dhënë nga tensionet e fundit mes FIA-s dhe skuadrave, por është një “proces i planifikuar” që nga ardhja e Ben Sulayem në krye dhe një “hap i natyrshëm” që vjen pas krijimit të një strukture drejtuese dhe teknike për menaxhimin e F1.

"Kjo ka qenë në plan për vite me rradhë dhe ishte një përditësim dërguar ekipeve, në mënyrë që ato të jenë në dijeni të kontakteve të sakta të përditshme. Gjithashtu, pas një viti tranzicioni, ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme strukturore për të siguruar që operacionet e FIA-s menaxhohen me efikasitet në të ardhmen”,- sqarojnë nga Federata për këtë gazetë.

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, largohet dhe distancohet nga Formula

Këto ndryshime i referohen emërimit të një CEO të Formula 1, spanjolo-amerikanes Natalie Robyn dhe krijimit të një skeme organizative teknike me Nikolas Tombazis, si kreun e zonës me një vend, Steve Nielsen si drejtor sportiv dhe Tim Goss si drejtor teknik.

"Presidenti, natyrisht, do të vazhdojë të jetë i përfshirë në vendimet kryesore dhe çështjet strategjike, por operacionet e përditshme të Formula 1 do t'i bien Nikolas dhe ekipit të tij me shumë përvojë," shtuan ata.

Megjithatë, kjo lëvizje vjen përkohësisht e përshtatur edhe në një periudhë fërkimi mes Ben Sulayem dhe skuadrave që është përhapur muajt e fundit dhe me fronte të ndryshme të hapura.

Njëri prej tyre, nga i cili kemi pasur një kapitull të fundit sot, i referohet modifikimit të Kodit Ndërkombëtar të Sportit që i detyron drejtuesit të mos bëjnë demonstrata politike apo fetare pa autorizimin paraprak nga FIA. Diçka që zgjoi kundërshtimin e pilotëve dhe për të cilën Stefano Domenicali është përgjigjur, duke rënë dakord me këta të fundit.

Një tjetër pikë fërkimi ka ardhur nga rritja e mundshme e numrit të skuadrave, të cilat FIA dëshiron t'i ngrejë në 12, duke i hapur derën Andretti-Cadillac, një pozicion që nuk ka mbështetjen e prodhuesve, pavarësisht të cilit është hapur një proces regjistrimi nga Federata.

Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, largohet dhe distancohet nga Formula

As marrëdhënia e Ben Sulayem me Liberty Media nuk ka qenë e qetë, në këtë rast për shkak të një oferte të mundshme prej 20.000 milionë dollarësh nga fondi sovran i pasurisë së Arabisë Saudite. Presidenti i FIA-s doli në plan të parë për ta përshkruar këtë ofertë si një “çmim të fryrë”, të cilit Liberty Media iu përgjigj se fjalët e tij “ kalojnë kufijtë e kompetencave të FIA-s dhe të drejtave të saj kontraktuale” mbi Formula 1.

Sido që të jetë, fakti që Ben Sulayem merr një rol më pak të ekspozuar do të jetë me siguri një masë e pëlqimit të skuadrave dhe të Liberty Media, pronarit të Formula 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll