Sport

“Gjëja e parë që mendova, pasi fitova Kupën e Botës ishte të përqafoja Leon”...

Rodrigo de Paul flet në ‘Fox Sports’ për ndjesitë që përjetoi pas Kupës së Botës... dhe fitimin e saj.

8 Shkurt 2023, 15:37 Nga DOSJA
“Gjëja e parë që mendova, pasi fitova Kupën e

SPANJE - Mesfushori argjentinas Rodrigo de Paul tha, se pasi fitoi finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar kundër Francës, mendimi i tij i vetëm ishte të përqafonte Lionel Messin , të cilin e sheh si një "vëlla më të madh".

“Gjëja e parë që mendova ishte të përqafoja Leon, sepse Kupa e Botës ishte shumë e fortë në nivele sensacionesh, ne shkuam nga njëri ekstrem në tjetrin. Kur Gonzalo (Montiel) po ecte drejt pikës së penalltisë, ai e dinte që nëse shënonte golin, do të vraponte për të përqafuar Leon”,- kujton lojtari i Atlético Madrid në një intervistë me ‘Fox Sports’.

De Paul ka kujtuar ditët para përballjes me Holandën në çerekfinale, një nga ndeshjet më të rëndësishme për Albiceleste dhe për të. Lojtari i ‘bardhekuqve’ duhej të stërvitej ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, pasi vuante nga një dëmtim muskulor. Mjekët i kishin rekomanduar dhjetë ditë pushim, pasi nëse vazhdonte mund të humbiste të gjithë turneun.

"Nuk e përkulja muskulin, por doktori më tha se duhej të bëja një MRI. Refuzova sepse e dija se diçka do të dilte dhe ata më përjashtuan,"- tha mesfushori i Atlético Madrid. “Preferova të bëja ekografi sepse mund ta përballoja, por plaga u mbyll dhe doktori më thotë: ke dhjetë ditë kohë”,- kujton ai.

Në intervistë, mesfushori 28-vjeçar tha se nuk e shqetësonte dëmtimin, pasi donte të luante, pavarësisht se ishte paralajmëruar se kishte "80% mundësi" që ai të këputte muskujt. Po atë natë, i frikësuar se kjo ishte ndeshja e tij e fundit, ai shkoi në dhomën e Lionel Messit, i cili i kërkoi të kujdesej për veten dhe të mos luante.

“Më thotë: “Të premtoj se do të të ndihmoj të arrish në gjysmëfinale, por mos e rreziko veten, sepse me shumë mundësi do të mbetesh jashtë.” Dhe që ai të më thotë kështu... Të kundërshtosh Leon është shumë e vështirë, nuk e ka thënë si kapiten skuadre, por si mik, vëlla më i madh”,- kujtoi De Paul.

Ai gjithashtu duhej të minimizonte dëmtimin e tij për të bindur trajnerin, Lionel Scaloni,  diçka për të cilën i ishte mirënjohës që e kishte bërë, pasi ndjeu se do të pendohej "më shumë që nuk rrezikonte". De Paul më në fund luajti dhe u zëvendësua nga Leandro Paredes në minutën e 67-të të ndeshjes kundër holandezëve, gjë që i dha ‘Albicelestes’ një vend në gjysmëfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll