Sport

SOLIDARITET! Leo Messi humanist, dhuron 3.5 milionë euro për tragjedinë në Turqinë...

Fondacioni i Lionel Messit zbret në fushë, duke dhënë një ndihmë të madhe financiare për njerëzit e prekur nga tërmeti i frikshëm.

8 Shkurt 2023, 14:56 Nga DOSJA

SOLIDARITET! Leo Messi humanist, dhuron 3.5 milionë euro për

FRANCE - Raportohet se numri ‘10’ dhe kapiteni i Argjentinës, kampione e botës, ka dhuron 3.5 milionë € që do të shkojnë menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, për të shpëtuar sa më shumë njerëz të pastrehë, të plagosur, por edhe për forcat e ndërhyrjes së shpejtë, që po punojnë pa ndalim në rrënojat e shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.

Shuma e dhuruar nga Messi është më e madhja e dhënë deri në këto momente nga një futbollist profesionist. "Fondacioni Leo Messi" është shumë aktiv në çështjet që lidhen me varfërinë dhe fëmijët, ndërsa fituesi i shtatë “Topave të Artë”, që aktualisht luan për Paris SG është mjaft i ndjeshëm ndaj kauzave të tilla. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll