Sport

Shtyhet rikthimi i Maignan te Milani, do të mungojë në Champions League...

Ndërsa rikthimi i tij shpresohej nga drejtuesit e AC Milan më 14 shkurt, për ndeshjen e parë të Champions League kundër Tottenhamit, ai do të duhet të presë deri në mars.

8 Shkurt 2023, 11:50 Nga DOSJA
Shtyhet rikthimi i Maignan te Milani, do të mungojë në Champions

ITALI - Kur do ta shohim sërish Mike Maignan në fushë? Pyetja ende nuk ka përgjigje. I munguar që prej 22 shtatorit 2022 dhe një dëmtim i kontraktuar gjatë ndeshjes së Nation League mes Francës dhe Austrisë, asgjë nuk ka ndryshuar nga ana e portierit kuqezi. Numri 1 i mundshëm i së ardhmes së ‘Bluve’ të Francës pas lamtumirës së Hugo Lloris, duhet të merret gjithmonë me problemet e muskujve në këmbë.

Edhe pse gjërat duket se po përmirësohen. Megjithatë ato, nuk mjaftojnë për të parë rikthimin e Mike Maignan në fushë. Drejtuesit e Milanit shpresonin që portieri i tyre titullar të ishte gati për 14 shkurtin, kur i pret ndeshja e parë kundër Tottenhamit. Por sipas ‘Gazzetta dello Sport’, do të duhet të vihet bast më 8 mars, datë e ndeshjes së kthimit në Angli.

Për klubin milanez, rikthimi i Mike Maignan është kthyer në një prioritet absolut, që kur pjesa e ofruar nga kolumbiani Devis Vasquez ka konfirmuar hierarkinë e portierëve te Milani. Me 19 gola të pësuar vetëm në muajin janar, ky është një rekord negativ në historinë e klubit kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll