Sport

HUMANIZEM! Mund të humbasë një ndeshje për të shpëtuar një jetë: "U befasova kur mësova se mund të isha donator”... (video)

Kapiteni i Leipzig Willi Orban do t'i nënshtrohet një operacioni për të mund të dhurojë qeliza staminale

8 Shkurt 2023, 12:26 Nga DOSJA

HUMANIZEM! Mund të humbasë një ndeshje për të

GJERMANI - Kapiteni i RB Leipzig, Willi Orban, ka të ngjarë të humbasë ndeshjen shumë të rëndësishme të fundjavës në Bundesligë, kundër Union Berlin. 

Mbrojtësi i nënshtrohet një operacioni të mërkurën në Dresden dhe më pas do të ketë një periudhë rikuperimi që duhet ta respektojë. Por ndërhyrja kirurgjikale nuk do të bëhet për ndonjë dëmtim. Orban ka zgjedhur të dhurojë qeliza staminale, në përpjekje për të shpëtuar jetën e një të huaji.

"U befasova kur kuptova se kisha të drejtë si donator. Por kurrë nuk kam pasur dyshime.  Kjo është një mundësi për të shpëtuar një jetë njerëzore me shumë pak përpjekje. Unë me të vërtetë shpresoj, që donacioni im të mund të kontribuojë në shërimin e plotë të marrësi”,- shpjegon 30-vjeçari për mediat e klubit.

Dhe ai vazhdon: "Rrezikoj të humbas ndeshjen kundër Unionit, por tani, me gjithë ambicjet e mia sportive, kjo është dytësore në këtë rast. Dhe ata që më njohin e dinë se do të bëj gjithçka për t'iu bashkuar shpejt skuadrës".

Orban, i cili është një pjesë kyçe e skemës së Marco Rose, e filloi këtë proces që në vitin 2017, si pjesë e një fushate të iniciuar nga klubi. Në atë kohë, ai ishte e regjistruar në bazën e të dhënave të Qendrës Gjermane të Donatorëve të Palcës Kockore. Dhe së fundmi ai u kontaktua për të ndihmuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll