Politike

"Charles McGonigal", Meta: Për të hequr vëmendjen Rama është gati të inskenoj dhe arrestimin e Zahos

Ndërkohë që sipas Metës, Rama është i gatshëm dhe që të inskenoj arrestimin e Zahos në mënyrë që të heqë vëmendjen nga çështja McGonigal.

8 Shkurt 2023, 13:59 Nga I.A
"Charles McGonigal", Meta: Për të hequr vëmendjen
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar artikullin e se media amerikane “Business Insider” mbi skandalin me Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi faktin se kjo media ka faktuar sërish lidhjen e errët të Ramës me McGonigal. Ndërkohë që sipas Metës, Rama është i gatshëm dhe që të inskenoj arrestimin e Zahos në mënyrë që të heqë vëmendjen nga çështja McGonigal.

"Media prestigjioze amerikane “Business Insider” fakton sërish lidhjen e errët të Kryeministrit Edi Rama me McGonigal. “Business Insider” vë në dukje se: “Në Shqipëri dhe gjetkë, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin klasik të favoreve në këmbim të parave, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe Kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që klientët e tij kërkonin. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues ‘nën tavolinë’, thotë Qeveria, ndodhi kur ai ishte ende në FBI," tha Meta.

"Mos u habisni nga gjërat që bën Rama për të hequr vëmendjen nga çështja ‘McGonigal’.  Të ndalojë policia edhe Zahon, ta inskenojë edhe këtë gjë, që të largojë vëmendjen nga kjo flagrancë botërore në të cilën është kapur. Ky është qëllimi i fëlliqur i Ed i Ramës. Korrupto dhe shkatërrojë çdo ditë demokracinë. Mbajtje nën presion të qytetarëve duke i kërcënuar me bukën e gojës, duke u mbytur me gjoba. Ne jemi vendi me numrin më të madh të të burgosurve”, tha Meta.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll