Politike

Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Salianji: Në krye të listës është personi i lidhur me bandat e krimit

Salianji tha se në listën e PS-së, i pari qëndron një deputet, emri i të cilit është publikuar nga gazeta gjermane BILD që ka lidhje me bandat. 

8 Shkurt 2023, 13:40 Nga A.B
Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji hodhi akuza të forta ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Etikës, e cila u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e PS për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi. Ai tha për mediat se në listën e PS-së për shkarkimin e deputetëve të PD, i pari qëndron një deputet, emri i të cilit është publikuar nga gazeta gjermane BILD që ka lidhje me bandat. 

“Kërkesa është depozituar në datë 2 sot jemi në datë 8 prandaj është proces nul, ka ndodhur diçka e paprecedentë janë 11 deputetë të përjashtuar, kërkesa është bërë nga disa deputetë që nuk flasin kurrë në parlament dhe në krye për ironi qëndron një deputet i cili është publikuar nga BILD për lidhjet me bandat, duan të përjashtojnë opozitën këta që kanë larguar 700 mijë njerëz nga vendi por nuk do të arrijnë të na largojnë ne, me 11 shkurt do të jemi me qytetarët për të protestuar dhe do të jemi kudo për të bërë transparencë për megaskandalin e madh të Ramës me McGonigal”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll