Politike

'Nuk doni të flisni për Ramën'/ Komisioni i Etikës, Salianji: Aman më përjashtoni

Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se Kuvendi ka vendosur të mos diskutojë skandalin në të cilin është përfshirë Rama.

8 Shkurt 2023, 13:19 Nga A.B
'Nuk doni të flisni për Ramën'/ Komisioni i
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh në Komisionin e Etikës se përjashtimin e deputetëve të PD-së po e kërkojnë deputetë të PS që nuk flasin kurrë në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Kuvendi ka vendosur të mos diskutojë skandalin në të cilin është përfshirë Rama. Me ironi, në fund Salianji tha se do ishte më mirë nëse do përjashtohej. 

a të keni në dorë bëni. Po vendosni 7 deputetë që nuk flasin kurrë, që të pengojnë disa. Ata që nuk flasin ndonjëherë kërkojnë që të përjashtohen këta që flasin. Ai ka përdurur të gjithë pushtetin e tij, bindjen për të minuar demokracinë. Ja kjo kërkesa, ky që nuk flet kurrë, është i pari që kërkon të përjashtohen deputetët e opozitës. Nuk doni të flisni për Ramën.  Arsyeja se përse ju kërkoni që të përjashtohem, është që të jetë sa më qetë kur të vijë Rama. Këta që nuk flasin dot e që nuk arsyetojnë, kanë thënë se ç'kemi bërë ne? Unë dua që të më përjashtoni, aman më përjashtoni, mos merrni asnjë vendim tjetër. '-tha Salianji.

Seanca e sotme nisi për shqyrtimin e kërkesës së PS për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës të cilët seancën e kaluar bllokuan foltoren. Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

ervin salianji komisioni i etikes

Sondazh

Poll