Politike

Ligji i Qeverisjes elektronike, Balluku: Rregullues i rëndësishëm, do marrë jetë shumë shpejt

Balluku e konsideroi ligjn si të rëndësishëm

8 Shkurt 2023, 13:19 Nga A.B
Ligji i Qeverisjes elektronike, Balluku: Rregullues i
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendësministrja, Belinda Balluku bëri të ditur ditën e sotme se Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme pr.ligjin e qeverisjes elektronike. Balluku e konsideroi ligjn si të rëndësishëm duke thënë se do hapë treg punë duke e bërë të konkurueshëm.

Sot në mbledhjen e Keshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të vecanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me zhvillimet teknologjike e dixhitale. Janë një sërë profesionesh që sot trajtohen në forma të ndryshme.  Për ta hapur këtë treg dhe për të bërë të konkurueshme edhe pozicionet brenda administratës shtetërore do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë kuadër.“ u shpreh Balluku.

belinda balluku vkm 8 shkurt 2023

Sondazh

Poll