Politike

Pse u anulua protesta që thirri Berisha para Parlamentit? Boçi: Ajo do bëhej! Rama është trembur, nuk dihet ku është

Protesta do mbahej sepse PD ka kërkuar seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama, e cila është refuzuar të zhvillohet.

8 Shkurt 2023, 11:48 Nga A.B
Pse u anulua protesta që thirri Berisha para Parlamentit? Boçi: Ajo
Luciano Boci dhe Albana Vokshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar arsyen pse u anulua protesta e lajmëruar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha përpara Parlamentit. Sipas tij, protesta do mbahej sepse PD ka kërkuar seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama, e cila është refuzuar të zhvillohet. Më tej, ai shtoi se kryeministri është fshehur dhe ka frikë të përballet.

'Do bëhej protesta se ne kemi kërkuar zhvillimin e një seancë që ishte parashikuar sot, sipas rregullores seancë pyetjesh, pyetjet janë depozituar dhe seanca është refuzuar përsëri nga këta që duan të bëjnë sot gjyqin politik.

Pavarësisht javës së gjelbër kërkesa është urgjente për seancë pyetjesh, pavarësisht javës së gjelbër, kryeministri duhet të vijë e të parqitet. Është refuzuar por nuk është për përjashtimin e 8 deputetëve.

Ka qenë kërkesë për një seancë pyetjesh me kryeministrin është trembur përsëri nuk ka ardhur ka lëshuar zarët e tij që të bllokojë seancën e ja ku jemi sot para një gjyqi politik në vazhdën e telefonatave, urdhrave politik që ai jep nga vrima ku është futur se dhe sot e kësaj dite se dimë fare ku është kryeminsitri dhe a do vijë se ka frikë i ziu të përballet me të vërtetën dhe atë që i ka plasur në dorë.'- tha Boçi.

luciano boci

Sondazh

Poll