Politike

Skandali me dosjen McGonigal, Balluku: Ish-të dashurës iu ofruan para për një intervistë në Shqipëri

Balluku ka deklaruar se skandali i McGonigal ëshë kthyer në një telenovelë, ndërkohë që ka theksuar faktin se ish-të dashurës së tij i ofruan lekë për intervistë.

8 Shkurt 2023, 13:40 Nga k.m
Skandali me dosjen McGonigal, Balluku: Ish-të dashurës iu ofruan para
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar skandalin e Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Balluku ka deklaruar se skandali i McGonigal ëshë kthyer në një telenovelë, ndërkohë që ka theksuar faktin se ish-të dashurës së tij i ofruan lekë për intervistë.

"Kryeministri ka durim që të sqarojë të gjithë shqiptarët, jo më ne. Kështu që javën e kaluar na ka sqaruar që të gjithë pavarësisht se nuk ka asgjë për të dalluar. Por çdo arsye kthehet në një kalë beteje nga opozita. Kryeministri ka sqaruar më shumë sesa duhet sepse nuk ka asgjë për të sqaruar. Është kthyer në telenovelë historia, dje ish-dashura është paguar për të dhënë një intervistë në Shqipëri. Kështu që si zakonisht kemi dëshirën e madhe për të paguar për të bërë vendin tonë pis," tha Balluku. 

Po ashtu, ajo bëri me dije se këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure pr.ligjin e qeverisjes elektronike. Balluku e konsideroi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm ndërsa sqaroi arsyet e një vemdimmarje të tillë.

“Sot në mbledhjen e Keshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të vecanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me zhvillimet teknologjike e dixhitale. Janë një sërë profesionesh që sot trajtohen në forma të ndryshme. Për ta hapur këtë treg dhe për të bërë të konkurueshme edhe pozicionet brenda administratës shtetërore do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë kuadër,“ u shpreh Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll