Politike

Përjashtimi i deputetëve të PD/ Komisioni, Shehu: Jemi në gjendje të rrezikshme, koncepti i dënimit është komunist

Deputeti u shpreh se nuk ka demokraci kur tentohet të goditet opozita.

8 Shkurt 2023, 13:09 Nga A.B
Përjashtimi i deputetëve të PD/ Komisioni, Shehu: Jemi në
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u shpreh se vendi është në gjendje të rrezikshme. Teksa ishte prezent në mbledhjen e Komisionit të Etikës, deputeti u shpreh se nuk ka demokraci kur tentohet të goditet opozita. Ai kërkoi që të mos merret masa e përjashtimit por ajo e dënimit, duke theksuar se duhet që ndëshkimi të jetë individual.

'Jemi në një gjendje të rrezikshme. Nuk mund të ketë demokraci, tentohet të goditet opozita. Thuhen fjalët me absurde, jeni dele. Kjo do të thotë të vendosësh dhunë, është autokracia që po shkon në diktaturë, këtu kërkohet të bëhet gjykim për një grup deputetësh. Më vjen keq për ju që jeni këtu, kjo zonja drejtuese, koncepti i dënimit është komunist, kur ndëshkohen duhet të jetë individuale.'- tha Shehu.

tritan shehu komisioni i etikes

Sondazh

Poll