Politike

"Aktiv1sti", PS: Do padisim atë që ka nxjerr listën e përdoruesve, pretendimet e PD janë të rreme

Po ashtu Xhafaj theksoi faktin se ky është një sistem gare për të vlerësuar aktivistët më të mirë brenda aplikacionit, duke shtuar faktin se kjo ide nuk është shpikur nga ata por nga Barack Obama.

8 Shkurt 2023, 13:29 Nga I.A
"Aktiv1sti", PS: Do padisim atë që ka nxjerr listën e
Etjen Xhafaj

TIRANË- Sekretari Digjital i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka deklaruar se do të ndjekin në rrugë ligjore këdo person që ka nxjerr listën e përdoruesve nga aplikacioni i PS-së për administratën 'Aktiv1st'. Në një deklaratë për mediat, Xhafaj ka theksuar se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi PS-në do të marrë përgjigje më 14 maj.      

""Nuk ka asgjë për të fshehur, aplikacioni është i hapur për të gjithë. Nuk kontrollohet asnjë njeri që hyn dhe del, është në përputhje me ligjet e Shqipërisë, njerëzit mund të regjistrohen edhe me një pseudonim, s’ka asgjë që ne kontrollojmë. Njerëzit futen me vullnetin e tyre. Kontrolli i vetëm është që të mos ketë fjalë fyese. Pikët janë për të vlerësuar, jo dënues. Ekspozimi i të dhënave nuk ka dalë nga aplikacioni. Nuk kërkohet në aplikacion profesioni apo vendi i punës. Nuk e di si sekretar për digjitalizimin, nuk e di se çfarë vendi pune kanë njerëzit në aplikacion. Manipulimi i të dhënave duke publikuar emrin e aktivistit do të ndiqet penalisht, është sulmi opozitës dhe më vjen mirë që kanë zgjedhur rrugë institucionale, se nuk kemi asgjë për të fshehur," tha Xhafaj.

Po ashtu Xhafaj theksoi faktin se ky është një sistem gare për të vlerësuar aktivistët më të mirë brenda aplikacionit, duke shtuar faktin se kjo ide nuk është shpikur nga ata por nga Barack Obama.

“Kemi sistem gare për të vlerësuar aktivistët më të mirë brenda aplikacionit. Këtë nuk e kemi shpikur ne, por e kemi marrë nga Barack Obama, ku mbështetësit kishin iniciativa dhe merrnin mbështetje nga komuniteti i gjerë. Aplikacion si ky ka kudo në botë dhe ka synim komunikimin dhe jo manipulimin”, tha ai.

Për vlerësimin që merret për përdoruesit më aktiv, Xhafaj tha se do të takohen me drejtues politikë si dhe të angazhohen me tepër.

Vlerësimi ka qenë takimi me drejtues të drejtuesve politik. Nga një pjesë të veprimeve ka një sistem pikëzimi, shikojmë sa aktiv janë njerëzit, lista është publike. Ata që janë përdoruesit, shihen kush janë më të mirit, ulemi e takojmë dhe synojmë si t’i angazhojmë më tepët”, tha Xhafaj.

etjen xhafaj ps aktiv1st

Sondazh

Poll