8 Shkurt 2023, 11:28
Nga A.B
Luciano Boci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Etikës ku u diskutua kërkesa e deputetëve të PS për të përjashtuar 8 ligjvënës demokratë me argumentin se bllokuan foltoren. Për mediat, deputeti u shpreh se kjo kërkesë është bërë me urdhër të Edi Ramës sepse afati 10-ditor që përfshin kërkesën e PS për të përjashtuar deputetët shtrihet në një kohë kur në Kuvend do të mbahen dy seanca plenare.
“Argumentet e tyre për një kërkesë absurde. Në vrazhdën e synimeve që qëllimeve të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën e opozitës në përpjekjen për eliminimin e pluralizmit të opozitës dhe fjalës së lirë. E ka bërë me ndërkombëtarët, e ka bërë në vazhdimësi me një terror politik të paparë dhe e ka bërë në parlament duke tentuar të fikë zërin e qytetarëve. Dhe kërkon dhe sot që ky zë të mos transmetohet me pretendimin se këto mbledhje janë të mbyllura.
Kemi kërkuar të respektohet etika dhe rregullorja sepse në rregulloren e Kuvendit është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve dhe kjo pikë e rregullores nuk është respektuar. Sipas kësaj rregulloreje çdo gjë është jashtë procedurës dhe jashtë afateve. Mbledhja nuk duhet të ishte zhvilluar fare. Është vendosur me urdhër të Edi Ramës. Të gjitha bëhen me urdhër politik. Bëjeni sot sepse përjashtimi me afat 10 ditë përfshin dy seanca.
Është matematikë e Edi Ramës që opozitës t’i mungojnë 8 zëra në parlament. Parlamenti drejtohet në mënyrë politike dhe merr vendime në favor të Edi Ramës. Nuk jam dakord me pjesën e bllokimit të foltores. Kemi ushtruar të drejtën tonë. Rregullorja parashikon që në rastin e kërkesave për mocion për debat deputetët mund të dalin në grup dhe të transmetojë kërkesën për mocion. Do vazhdojmë apo për të bllokuar foltoren, nuk është pyetja e duhur. Do vazhdojmë të ushtrojmë të drejtën tonë”, deklaroi ai.
luciano boci komisioni i etikes
Politike
8 Shkurt 2023, 11:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është 'kujtuar' sot për kushtet në të cilat nxënësit bë...
Politike
8 Shkurt 2023, 11:02
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkoi nga komisioni që të shqyrtojnë fillimisht kërkes&eum...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:50
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon që mbledhjen e sotme të Komisionit të Etikës...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:50
A.B
Policia
TIRANË- Marjol Aliko, drejtuesi i mjetit i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësore e cila p&eum...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:30
A.B
Komisioni
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës është shoqëruar me debate. Sot po zhvillohet kërkesa e dep...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:27
Luciano Boci
Luçiano Boçi:Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin s...
Politike
8 Shkurt 2023, 10:23
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni për Çështjen Ligjore të Kuvendit ka nisur me debate. Seanca e sotme e cila do të marrë ven...
Politike
8 Shkurt 2023, 09:32
k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e...
Politike
7 Shkurt 2023, 22:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet loka...
Politike
7 Shkurt 2023, 21:45
F.M
Aktivisti
TIRANË- Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën...