Politike

'Atentat ndaj Kushtetutës'/ Vokshi kërkon NDIHMË në Komision: Ta shikojnë seancën ambasadorët, BE dhe KE

Deputetja e quajti seancën e sotme si atentat ndaj Kushtetutës dhe dhunë politike që çon në destabilizim politik.

8 Shkurt 2023, 10:50 Nga A.B
'Atentat ndaj Kushtetutës'/ Vokshi kërkon NDIHMË
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi kërkon që mbledhjen e sotme të Komisionit të Etikës ta shikojnë ambasadorët, BE dhe Këshilli i Europës. Deputetja e quajti seancën e sotme si atentat ndaj Kushtetutës dhe dhunë politike që çon në destabilizim politik.

'I bëj thirrje ambasadorëve, Këshillit të Europës, BE-së, që ta shikojmë këtë seancë dënimi për opozitën. Ky është atentat ndaj Kushtetutës, dhunë politike, që con në destabilizim politik. Ne parlamentin nuk e lëshojmë.'- u shpreh Vokshi. 

Në Kryesinë e Kuvendi sot po mbahet mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ndërsa po diskutohet në lidhje me kërkesën e shtatë deputetëve socialistë për përjashtimin e një grupi deputetësh nga radhët e Partisë Demokratike. Në kërkesën tyre, PS-ja kërkoi përjashtimin për tetë ligjvënës, të cilët sipas tyre, kanë pamundësuar mbajtjen normale të seancës plenare të enjten e kaluar.

komisioni i etikes albana vokshi

Sondazh

Poll