Politike

Vendoret 2023/ PD me dy lista në KQZ, KQZ miraton emrat e anëtarëve të KZAZ të PS, PL dhe PSD, Celibashi: S'kam siklet, veproj sipas Kodit Zgjedhor

Partia Demokratike është lënë jashtë edhe pse e ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve nëpërmjet sekretarit për çështjet zgjedhore, Ivi Kasos.

8 Shkurt 2023, 09:32 Nga k.m.
Vendoret 2023/ PD me dy lista në KQZ, KQZ miraton emrat e
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e KZAZ-ve, duke "pezulluar" Partinë Demokratike, duke i lënë jashtë rendit të ditës. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi argumentoi në një prononcim për mediat, pse mungoi sot një vendimmarrje lidhur me listat e paraqituara nga PD për anëtarë të KZAZ-ve, duke u shprehur se pret vendimin e Gjykatën e Tiranës. I pyetur nga mediat, Celibashi sqaroi se po kryhet verifikimi i dokumentacionit, ndërsa theksoi se vendimi i KQZ do të bazohet strikt në kodin zgjedhor. 

Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij kryekomisioneri tha se janë në proces të verifikimit të listave të depozituar nga dy palët e PD, e shtoi se deri më datë 7 mars do të kemi dalë në përfundimin se kush është PD.

"Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga foto për KZAZ. Jemi përballë dy listave, një nga z. Noka dhe një nga z.Sefa, përfaësues legjitim i PD në KQZ. Për të mos bërë hipokritin, situate është e tillë që duhet të konkludojmë, mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD në KQZ. Duke ritheksuar për të gjitë ata që duan të dëgjojnë, vendimmarrja e KQZ do të jetë strikt bazuar në kodin zgjedhor. Mbetet e padiskutueshme ç’kam thënë, vendimmarrja do të jetë sipas ligjit, do jetë e thjeshtë nuk kam asnjë problem, droje apo siklet për të marrë këtë vendim.

Këtu fillon përgjigja e dytë, të dyja qëndrojnë dhe nuk dua të fsheh është fakti që ne jemi në këtë situatë. Por duke e sqaruar edhe njëherë dhe duke e ripostuar, vendimarrja e KQZ e Komisionerëve dhe e KAS do të jetë strikt bazuar në Kodin Zgjedhor. Në momentin që do të vendosim, kjo vendimmarrje do të jetë në përputhje me ligjin. Nuk kam asnjë siklet apo droje. është vendimi më i thjeshtë për t'u marrë.

KZAZ do konstituohen pa PD, sepse është minimumi i kuorimit në momentin më të përshtatshëm do të emërojmë edhe ata të PD-së. Dikush duhet të thotë pse shikon gazeta dhe media, por edhe të vendosësh sipas ligjit kërkon prëgjegjësi në vendimmarrje.

Po bëj një parantezë, jo më kot dhe jo pa sens, ligjvënësi ka përcaktuar afate shumë të shkurta. Ka çështje shumë të rëndësishme për individin në Gjykata. Por megjithatë sistemi që ne kemi i ka injoruar rëndësinë e këtyre çështjeve. Këto janë në krye të interesave sepse lidhen me demokracinë dhe pluralizmit politik. Nuk jam unë ai që i tregoj gjykatës sesi duhet të bëjë punën e vetë. Por parë nga jashtë dhe si komisioner mund ta them këtë. Për mua kjo është e thjeshtë, nëse nesër do të kem një kërkesë për regjistrimin e PD do e bëj. Në përgjithësi duhet të vendim për disa çështje, nëse dikush, strukturë tjetër jashtë gjykatës shikon që këtu ka vend për të ndërhyrë, le të ndërhyjë,"-tha Celibashi gjatë prononcimit për mediat.

KQZ përcaktoi në mbledhjen e shkuar se nga 7 anëtarë, 2 do t'i kishte PS, 2 PD, 1 PL dhe 1 PSD. Deri më tani, për shkak të ngërçit me vulën e PD në gjykatë, Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha edhe në këto zgjedhje, njësoj si në 6 mars nuk do të ketë komisionerë edhe pse i kanë depozituar listat e tyre. Madje dhe grupimi i Enkelejd Alibeajt i kanë depozituar emrat e tyre. Gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit, e një ditë më pas duket se KQZ do të marrë vendim për emrat e anëtarëve të KZAZ-ve.

ilirjan celibashi pd zgjedhjet lokale 14 maj 2023 kqz kzaz

Sondazh

Poll