Politike

Aksidenti për vdekje në bulevardin Zhan D’ark, arrestohet shoferi, ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje.

8 Shkurt 2023, 10:50 Nga A.B
Aksidenti për vdekje në bulevardin Zhan D’ark, arrestohet
Policia

TIRANË- Marjol Aliko, drejtuesi i mjetit i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje një këmbësore e cila për pasojë humbi jetën në spital, është arrestuar nga policia. Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendingjarja, por pasi është lokalizuar, është vënë në pranga nga policia. Forcat blu raportojnë se Aliko ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Viktima 55-vjeçare, u dërgua në spital mirëpo për fat të keq ndërroi jetë pasi nuk i përballoi dot plagët që mori.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital, ditën e djeshme. Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital. Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

marjol aliko aksident ne tirane

Sondazh

Poll