Politike

'Është putinizëm'/ Deputetët e PD-së në Komisionin e Etikës, Vokshi: Mbledhja është NUL, Ramën e keni në hall

Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kjo gjë është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.

8 Shkurt 2023, 10:30 Nga A.B
'Është putinizëm'/ Deputetët e PD-së në
Komisioni

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës është shoqëruar me debate. Sot po zhvillohet kërkesa e deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kjo gjë është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka. Ajo është shprehur se e gjithë mbledhja është nul pasi po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren.

Bushka: Kjo rregullore nuk do ndryshohet. Jeni në kundërshtim me rregulloren, mbyllni rregjistrimin. E keni bërë modë këtë.

Vokshi:Nuk jemi këtu në kohën e Enver Hoxhës. Edhe Enveri do e kishte zili këtë që po bëni ju me dyer të mbyllura. Vetëm pushkatimi ka mbetur. Nuk ka një nen rregullore që të bëhet mbledhja me dyer të mbyllura. Për çfarë do na dëno ju sot se kërkojmë të flasim?

Kjo mbledhje është një turp. Ju urdhër Edi Rama dhe ju vini këtu me urdhër të tij. Përjashtimi i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë i parlamentarizmit. Akt i rëndë për pluralizmin në Shqipëri. Është putinizëm. Është akt i rëndë dhe i turpshëm.Rama është në hall e po ashtu jeni edhe ju.

komisioni i etikes albana vokshi

Sondazh

Poll