Politike

Murrizi: Nuk jetoj me rrogën e deputetit, kam biznese, i thashë Ramës ma jep mua lejen për Teatrin

27 Shkurt 2019, 23:53 Nga DOSJA
Murrizi: Nuk jetoj me rrogën e deputetit, kam biznese, i thashë

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi, tha se jetonte vetëm falë bizneseve të tij dhe jo prej rrogës së tij si deputet.

Rrogën e kam 800 euro. 1 mln e 174 mijë lekë. Të mos kem bizneset e mia. Fati i mirë që nuk kam marrë asnjë tender nga buxheti i shtetit. Jo se nuk kam dashur, por nuk më kanë thënë se nuk kam paguar haraç. Nuk jap bakshish. Unë nuk e kam quajtur atë mandat deputeti si kartë bankomati për të tërhequr rrogën. Kam 5 vjet që mbaj degën e Partisë Demokratike të Lushnjes.”

Më pas Murrizi i pyetur nëse ka leje ndërtimi në Tiranë, deputet i përjashtuar e mohoi.

“Kam një tokë me qira në Tiranë, dhe e kam lidhur kontratën në 2011 kur u bë Basha kryetar Bashkie. 4 vjet rresht nuk e kam marrë, dhe sot nuk e kam marrë akoma . Kam bërë kontratë që e kam hequr nga duart atë tokë, që ja kam dhënë një të fuqishmi në ndërtim, ishalla po e merr ai, sepse kur s’më kanë dhënë leje ndërtimi me paratë e mija, të hallakatin, nga një hasan në një hasan tjetër. I kam thënë edhe Ramës në Kuvend për Teatrin që ta prishin me tritol, po ma jep mua firmës “Murrizi 2009” atë jo “Fushës” që ka lekë boll,” – tha Murrizi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi pd teatri kombetar myslim murrizi pd teatri kombetar

Sondazh

Poll