Sport

Pas Cityt edhe PSG në hetim, për probleme me pagesa të fshehura...

Një problem që ka të bëjë me ankesën zyrtare ndaj presidentit Nasser Al Khelaifi, por edhe shoqatës për punë të padeklaruar .

7 Shkurt 2023, 17:40 Nga DOSJA
Pas Cityt edhe PSG në hetim, për probleme me pagesa të

FRANCE - Paris Saint-Germain nuk mund të gjejë qetësinë e tij, pak ditë para ndeshjeve vendimtare me Bayern Munichun për Champions League.

Nga njëra anë dëmtimi i Kylian Mbappes i dyshimtë për ndeshjet me bavarezët dhe nga ana tjetër problemi i ri jashtë loje që ka lindur. Një problem që ka të bëjë me ankesën zyrtare ndaj presidentit Nasser Al Khelaifi, por edhe shoqatës për punë të padeklaruar .

Ankesa, e zbuluar nga L'Equipe, është bërë nga biznesmeni tunizian, Hisham Bouazila, i cili sipas pretendimeve të tij ka qenë ai që ka ndihmuar Al Khelaifin të vendoset në Paris në vitin 2011 dhe deri në vitin 2018 e ka ndihmuar atë në çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me klubin, por edhe në marrëveshjet që ai bëri për beIN Sports (krahu sportiv i Al Jazeera).

Në ankesën, të konfirmuar nga prokuroria e Parisit, Bouazila pretendon se gjatë gjithë viteve që ka punuar si këshilltar i presidentit të Parisit, ai ka marrë para vetëm një herë dhe atë në mënyrë të paligjshme, pasi janë paguar përmes një akademie tenisi në Doha me kontratën e tij, ku thuhet se duke u paguar si mësues tenisi!

Autoritetet gjyqësore konfirmuan se ankesa është bërë në fund të vitit të kaluar dhe se dosja përkatëse është hapur që në 16 janar, ndërsa në komentin e saj të parë Paris deklaroi se “Bouzila nuk ka punuar asnjëherë për klubin, apo BeIn” duke shtuar se “Mos u merrni me njerëz që shpërndajnë dezinformata dhe duan të manipulojnë median."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll