Sport

Sulmuesi kamerunas tregon për largimin nga Al Nassr dhe zbulon kërkesën e CR7-s...

31-vjeçari kamerunas, me ardhjen e yllit portugez u largua nga Al Nassr për t’u bashkuar me skuadrën turke Basiktas

7 Shkurt 2023, 15:56 Nga DOSJA
Sulmuesi kamerunas tregon për largimin nga Al Nassr dhe zbulon

ARABIA SAUDITE - Vincent Aboubakar u largua nga Al Nassr disa ditë pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, duke liruar një vend të lirë për një lojtar të huaj, gjë lejoi edhe nënshkrimin e sulmuesit portugez.

“Kur mora vesh për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, e informova trajnerin se doja të largohesha, edhe para se ai të mbërrinte në Riad. Me Ronaldon do të duhej që në skuadër të lirohej vend për një lojtar të huaj”, ka nisur ai duke shpjeguar për Canal+, duke zbuluar edhe një bisedë që ka bërë me portugezin:

“Ronaldo më kërkoi të qëndroja dhe klubi donte që unë të qëndroja të paktën deri në fund të sezonit, por unë doja të largohesha. Madje Al Nassr ishte i gatshëm të paguante rrogën time deri në fund të sezonit”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll