Sport

Djali i Ronaldinhos ndjek hapat e babait të tij dhe i bashkohet Barcelonës...

João Mendes, djali i Ronaldinho Gaúcho, ka kaluar testet në ekipin e të rinjve dhe do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën.

7 Shkurt 2023, 15:47 Nga DOSJA

Djali i Ronaldinhos ndjek hapat e babait të tij dhe i bashkohet

SPANJE - “Barcelona është pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj e marr kubin me vete. Me ardhjen e djalit tim te Barça, do të jem më i pranishëm se kurrë”,- tha ish-lojtari i kombëtares braziliane, në një intervistë për radion katalanase RAC1 .

Sulmuesi 18-vjeçar do të përpiqet të ndjekë gjurmët e babait të tij, i cili shkëlqeu për Blaugrana, ku shënoi 94 gola në 207 ndeshje midis 2003 dhe 2008.

João Gomes ishte një lojtar i lirë, pasi kishte ndërprerë kontratën e tij me Cruzeiron, një klub që ai përfaqësonte që kur ishte 14 vjeç. Agjenti i futbollistit të ri është xhaxhai i tij, Roberto Assis de Moreira.

Djali i Ronaldinhos ndjek hapat e babait të tij dhe i bashkohet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll