Sport

Zaniolo-Galatasaray, gjithçka e përfunduar. Sulmuesi po fluturon për në Stamboll...

Tërmeti që shkatërroi Turqinë e ngadalësoi operacionin, por negociatat përfunduan me rreth 20 milionë euro për ‘verdhekuqtë’

7 Shkurt 2023, 17:38 Nga DOSJA

Zaniolo-Galatasaray, gjithçka e përfunduar. Sulmuesi po fluturon

ITALI - Nicolò Zaniolo është gati t'i bashkohet Icardit dhe Mertens në Stamboll. Pas ditëve të stuhishme në treg, për të mos thënë më pak, kanë përfunduar pozitivisht negociatat për kalimin nga Roma te Galatasaray të sulmuesit 23-vjeçar, i cili, pasi ka marrë dritën jeshile nga klubi kryeqytetas, do të fluturojë drejt Stambollit pasdite, ku pasi t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, do të firmosë një kontratë deri në vitin 2027.

Një negociatë e ngadalësuar nga tërmeti që shkatërroi pjesën e kufirit midis Turqisë dhe Sirisë, por që më pas vazhdoi me shpejtësi deri në ‘tymin e bardhë’. Telefonata e mbrëmjes së djeshme, mes Pintos dhe drejtuesve të Galatas ishte vendimtare.

Zaniolo i ka thënë ‘Po’ një kontrate katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë në sezon plus bonuse (pra pothuajse dyfishi i pagës që merr te Roma) dhe me një klauzolë lirimi prej 35 milionësh, që mund ta lejojë atë të kthehet në Itali gjatë verës (Milano?, Napoli?). Rreth 20 milionë do të shkojnë për Romën (15% përfundon te Inter) të pagueshme në disa këste, tashmë priten vetëm formalitetet burokratike dhe statusi zyrtar.

Sulmuesi është takuar me trajnerin e Galatasarayt, ish-mesfushorin e Interit, Okan Buruk, ka biseduar me Icardin dhe Mertens në telefon dhe do të shoqërohet në Turqi nga babai i tij Igor dhe agjenti George Gardi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by George Gardi (@george.gardi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll