Sport

Superiorja/ 'Paqe' në Kamëz! Kastrioti eviton humbjen, Erzeni spekulon pas 0-2...

Kastrioti - Erzeni 2-2, ishte një barazim, për përveç ngushëllimit të një pike, nuk i shërbeu asnjërës prej skuadrave.

7 Shkurt 2023, 17:18 Nga DOSJA
Superiorja/ 'Paqe' në Kamëz! Kastrioti eviton humbjen,

TIRANE - Sot u luajtën edhe tri ndeshjet e mbetura të javës së 20-të të Superiores. E para ishte ajo, ku skuadra krutane e Kastriotit ia doli të marrë një pikë, në sfidën e luajtur në Kamëz ndaj Erzenit. 90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2, megjithatë për mënyrën si shkoi sfida, krutanët mund të kënaqen edhe me një pikë, duke qenë se pas pjesës së pare e panë veten në disavantazhin e dy golave.

Shijakasit realizuan golin e parë në minutën e 5-të me anë të Dzhelil Asanit, ndërkohë, në të 34-tën, ishte sulmuesi Dejvid Kapllani që dyfishoi shifrat në 2-0 për skuadrën mike të Erzenit. Për krutanët vlen të përmendet një gjuajtje e Grecës, që përfundoi në shtyllë.

Por, në fraksionin e dytë të lojës, Kastrioti reagoi dhe në minutën e 59-të shkurtoi diferencat me anë të Stojanovic. Kaq u desh dhe krutanët, pas pesë minuta gjetën edhe golin e barazimit me anë të Bedri Grecës (64’) që përfitoi edhe nga një ngatërresë në zonë mes lojtarëve të Erzenit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll në barazim 2-2, teksa pas këtij barazimi krutanët mbeten të fundit në renditje me 20 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Erzeni mbetet në vendin e tretë me 30 pikë. Gjithsesi, ishte një barazim, për përveç ngushëllimit të një pike, nuk i shërbeu asnjërës prej skuadrave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll