Sport

Holandezi Ten Hag flet për Casemiron dhe bën apelin: "Lërini trajnerët të punojnë"...

Trajneri holandez flet për Manchesterin e tij, por i del mbrojtje edhe kolegut të tij të Leedsit, Jesse Marsch, i cili u shkarkuar nga detyra

7 Shkurt 2023, 16:14 Nga DOSJA
Holandezi Ten Hag flet për Casemiron dhe bën apelin: "Lërini

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United ka folur sërish këtë të martë për përjashtimin e Casemiros ndaj Crystal Palace, që do ta largojë mesfushorin brazilian nga tre ndeshjet e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’ për Premier League.

“Unë jam trajner dhe gjithmonë duhet të luaj me lojtarët që kam në dispozicion në skuadër. Kemi lojtarë të shkëlqyer. Pas ndeshjes nuk mund të them se 'Casemiro dhe Martial nuk mund të luanin', ne duhet të fitojmë, pavarësisht atyre mungesave. United është i aftë dhe ne duhet të fitojmë, pavarësisht se kush është në fushë”,- vuri në dukje ai në pritjen të Leeds, të planifikuar për të mërkurën në Premier League.

Trajneri holandez pranoi se klubi do të apelojë dënimin e Casemiros: “Do të apelojmë, për mua nuk është vendimi i duhur, por nuk mendoj se kemi ndonjë shans në atë proces”.
’Old Trafford’ ka qenë një forcë për skuadrën, pas ‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar 14 ndeshje radhazi në shtëpi.

“Ishte një nga qëllimet tona për të rikthyer atmosferën e Old Trafford. Ne duam ta kthejmë Manchester Unitedin në krye, ku e meriton të jetë. Kjo është pjesë e procesit. Ne kemi bërë shumë mirë në shtëpi, por edhe jashtë. Kjo është nga ato ndeshje që ne mund të tregojmë personalitetin tonë në fushë. 

Është e mrekullueshme të kesh atë lidhje me ‘Old Trafford’, por jashtë qytetit ka gjithmonë shumë tifozë të Manchester United që na ndjekin. Nuk ndryshon asgjë. Fushat janë me të njëjtën madhësi, 11 lojtarë në secilën anë. Mund të rritemi, kemi ende disa hapa për të bërë, por jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani”, tha ai.

‘Djajtë e kuq’ do të përballen me Leeds, i cili së fundmi shkarkoi trajnerin Jesse Marsch. “Është gjithmonë e trishtueshme kur kjo ndodh. Ai është një koleg profesionist, nuk besoj shumë në idenë që të shkarkosh një trajner dhe të kesh rezultate më të mira. Shumicën e kohës nuk e bën. Duhet t’i lini trajnerët të bëjnë punën e tyre. Ne e dinim mënyrën se si Leeds luante me Jesse Marsch, nuk është e mundur që tani ata të ndryshojnë diçka”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll