Sport

Pioli tregon pse la në stol Rafael Leãon në derbin ndaj Interit: “Nuk jam penduar, do të bëj këtë gjë edhe në ndeshjet e ardhshme”

Trajneri i Milanit shpjegoi opsionin, pse e aktivizoi portugezin në derbin milanez vetëm në minutën e 55-të.

7 Shkurt 2023, 15:06 Nga DOSJA
Pioli tregon pse la në stol Rafael Leãon në derbin ndaj

ITALI - Lautaro Martínez e përkeqësoi krizën e Milanit, duke shënuar golin e fitores (1-0) për Interin në ‘Derbin e Madonninas’. Nëse vazhdimësia e Stefano Piolit në krye të kuqezinjve ishte e lëkundur... pas kësaj ndeshjeje ajo bëhet edhe më e lëkundshme. Milani pësoi humbjen e katërt radhazi, shtoi ndeshjen e shtatë pa fitore dhe tani ra në vendin e 6-të në Serie A.

Pioli ndryshoi vendosjen taktike të Milanit në 3-5-2 dhe uli Rafael Leão në pankinë.  Rezultati? Milani ishte plotësisht i dominuar nga zikaltrit dhe e mbylli pjesën e parë pa asnjë gjuajtje. Të parën e bëri në minutën e 58-të... dhe jashtë kornizës. 

Me Roberto Martínez, trajnerin e ri të Portugalisë, që shikonte nga tribuna, Rafael Leão hyri në lojë në minutën e 55-të, por nuk ishte i frymëzuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62-të, pasi e la Barellën me gjakrrjedhje nga hundët.

"Pse luajta 3-5-2 dhe lashë Rafael Leão në pankinë? Sepse kisha nevojë për më shumë njerëz në mesfushë. Nuk pendohem, do të bëj të njëjtën gjë në ndeshjet e ardhshme!",- tha trajneri i kuqezinjve Pioli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll