Sport

Shpërthejnë rrjetet sociale… Ish-lojtarët e ‘Reds’ provokojnë Manchester Cityn

“Unë jam kampion i Anglisë”,- shkruan dy lojtarët, duke iu referuar titullit anglez të sezonit 2013/2014...

7 Shkurt 2023, 16:29 Nga DOSJA

Shpërthejnë rrjetet sociale… Ish-lojtarët e

ANGLI - Lucas Leiva dhe José Enrique, ish-lojtarë të Liverpoolit, iu janë drejtuar rrjeteve sociale për të provokuar Manchester Cityn, i cili po hetohet për parregullsi financiare të dyshuara vitet e fundit. Madje, duke folur edhe për një humbje të mundshme pikësh, madje edhe titujsh.

“Unë jam kampion i Anglisë”,- shkruan dy lojtarët, duke iu referuar titullit anglez të sezonit 2013/2014, të cilin Reds nuk e fituan, duke e përfunduar Premier League dy pikë prapa kampionit Manchester City. Mesazhi i ish-futbollistëve është bërë viral nga tifozët e Liverpoolit.

Shpërthejnë rrjetet sociale… Ish-lojtarët e

Lucas Leiva përfaqësoi stemën e Anfield midis sezoneve 2007/2008 dhe 2016/2017, ndërsa José Enrique u transferua te Liverpool në verën e vitit 2011, duke u larguar në fund të sezonit 2015/2016.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll