Sport

Mesfushori brazilian i Al Nassr-it: "Prania e Ronaldos e bën gjithçka më të vështirë"

Luiz Gustavo shpjegon se si është të luash përkrah yllit portugez

7 Shkurt 2023, 14:50 Nga DOSJA
Mesfushori brazilian i Al Nassr-it: "Prania e Ronaldos e bën

ARABIA SAUDITE - Luiz Gustavo, mesfushori brazilian i Al Nassr, ka deklaruar se prania e Cristiano Ronaldos në ekip i bën gjërat më të vështira për të gjithë në formacionin saudit.

“Prania e Cristianos sigurisht që na vështirëson gjërat, të gjitha skuadrat duan të luajnë kundër tij në mënyrën më të mirë të mundshme, ai i motivon të gjithë”,- shpjegoi 35-vjeçari, i cili ka luajtur në klube si Bayern Munich dhe Marseille.

Por edhe pse CR7 mund të motivojë kundërshtarët, Luiz Gustavo gjithashtu pranon se nga Brenda skuadrës portugezi sjell avantazhe. "Prania e tij në Al Nassr i jep grupit një avantazh të madh, sepse ne mësojmë prej tij çdo ditë, duke pasur parasysh aftësitë që ai ka, si teknikisht ashtu edhe fizikisht."
Dhe ai vazhdoi: "Cristiano Ronaldo është krijuar për sfida dhe ai gjithmonë i kapërcen ato. Të gjithë janë duke pritur për atë që mund të bëjë. Ai tashmë shënoi golin e tij të parë dhe e shpëtoi atë presion."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll