Sport

Pankina e Ancelottit mund të rrezikohet, nëse Reali nuk fiton Kupën e Botës për Klube

Sipas një raportimi të “Relevo” spanjole, pozicioni i Carlo Ancelottit te Real Madrid mund të jetë në rrezik nëse “Los Blancos” nuk fitojnë Kupën e Botës për Klube.

7 Shkurt 2023, 12:59 Nga DOSJA

Pankina e Ancelottit mund të rrezikohet, nëse Reali nuk fiton

SPANJE - Real Madridi ka luftuar për të gjetur një ritëm, që nga rifillimi i ligës spanjole pas ndërprerjes së Kupës së Botës në Katar. Djemtë e Carlo Ancelottit ishin poshtë nivelit, duke humbur 3-1 në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, ndërsa u mundën gjithashtu 1-0 nga Mallorca e vendit të 10-të në fundjavë.  Humbje që i la -8 pikë, pas kreut të tabelës dhe Barcelonës.

“Mbretëresha” tani është në Marok për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube këtë të mërkurë, si mbajtëse e Champions League në sezonin 2021/22. Mirëpo thuhet se dështimi për të ngritur trofeun, mund të bëjë që “Carlito” të largohet nga Santiago Bernabeu, sipas një publikimi të spanjoles Relevo.

Siç theksohet në publikim, drejtuesit e klubit kanë humbur besimin te trajneri italian në humbjen e dhimbshme nga Barcelona në Arabinë Saudite dhe tashmë 63-vjeçari nuk ka vend për gabime. Ai është gjithashtu i pari që e di se atmosfera rreth fytyrës së tij ka ndryshuar javët e fundit në Valdebebas dhe merr përgjegjësinë që i bie.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll