Sport

Babai talentit: “Barça na ka kontaktuar”, drejtori Terzic: “Kemi refuzuar oferta deri në 6 milionë, tani nuk mund ta shesim”...

Babai i futbollistit të ri të Crvena Zvezdës, Stefan Mitrovic (20 vjeç), zbuloi interesimin e klubit katalanas, si dhe "nga klubet e tjera" për talentin serb

7 Shkurt 2023, 11:36 Nga DOSJA
Babai talentit: “Barça na ka kontaktuar”, drejtori Terzic:

SERBI - FC Barcelona po skanon vazhdimisht tregun ndërkombëtar në kërkim të talenteve të rinj dhe informacionet e fundit sugjerojnë se një nga fokuset e saj do të ishte talentin i Serbisë, sulmuesi i ri i Crvena Zvezdës, Stefan Mitrovic (20 vjeç). 

Këtë e ka konfirmuar vetë babai i futbollistit në një mesazh në Twitter, pas disa fjalëve të drejtorit sportiv të klubit serb, Zvezdan Terzic. Babai i Mitrovicit ka theksuar, se “si baba duhet të them, se Barcelona na ka kontaktuar, ashtu si klubet e tjera”. 

Sakaq drejtori ekzekutiv serb, kishte treguar më parë se “kemi refuzuar ofertat deri në 6 milionë euro”, duke shtuar se “i besojmë shumë Stefanit, por tani nuk mund ta shesim, ndër të tjera sepse ai ka luajtur për dy skuadra këtë sezon dhe nuk mund ta bëjë këtë me një të tretë brenda sezonit”. Ai përcaktoi, se “së fundmi kemi pasur oferta nga tre klube të mëdha për të”. 

Pozicioni i natyrshëm i Mitrovicit është si lojtar krahu me këmbë të majtë, ndonëse ai luan edhe në krahun e djathtë dhe mund të përdoret edhe si mesfushor. Ai ka luajtur 26 ndeshje deri më tani këtë sezon me pesë gola dhe tre asistime. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll