Sport

VIDEO / Kane telefonon Conten pas fitores me City-n… një tjetër lojtar: “Mos u kthe më…”

Skuadra e Londrës Veriore dëshmon edhe një herë të jetë macja e zezë e Pep, që ka humbur 5 ndeshjet e fundit në shtëpinë e Tottenham. Kështu skuadra e trajnerit italian kalon në vetëm një pikë nga Newcastle i vendit të katërt.

6 Shkurt 2023, 21:49 Nga DOSJA
VIDEO / Kane telefonon Conten pas fitores me City-n… një tjetër

ANGLI - Tottenham fitoi dje 1-0 ndaj Manchester City falë golit të Kane. Antonio Conte, mungonte për një operacion në tëmth, e telefonoi dhe e komplimentoi me ‘vivavoce’. Goli i 200-të i Harry Kane në Premier League i dha Spurs një fitore të rëndësishme kundër Manchester City të Guardiolës. Skuadra e Londrës Veriore dëshmon edhe një herë të jetë macja e zezë e Pep, që ka humbur 5 ndeshjet e fundit në shtëpinë e Tottenham. Kështu skuadra e trajnerit italian kalon në vetëm një pikë nga Newcastle i vendit të katërt.

Një gëzim i madh edhe për Antonio Conte, që megjithatë nuk mundi ta ndiqte ndeshjen nga pankina. Trajneri italian ndodhet në Itali pas një operacioni që iu nënshtrua për heqjen e fshikëzës së tëmthit. Megjithatë, trajneri donte të bënte të ndjehej prania e tij në dhomat e zhveshjes dhe telefonoi kapitenin Kane pas ndeshjes. Trajneri i ofroi urimet personale sulmuesit anglez. Me 267 gola ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Spurs, duke kaluar legjendarin Jimmy Greaves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll