Sport

Superiore/ Kurbinasit e Laçit gjunjëzojnë Partizanin në kryeqytet, përfiton Tirana...

Bardhezinjtë kurbinas, edhe pse në disavantazh, arritën të fitonin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikë dhe renditur në vendin e tretë. Partizani mbeti me 31 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese

6 Shkurt 2023, 21:33 Nga DOSJA
Superiore/ Kurbinasit e Laçit gjunjëzojnë Partizanin në

TIRANE - Partizani-Laçi ishte ndeshja e dytë e ditës së sotme, në kuadër të javën e 20-të të Superiores. Ajo ka përfunduar me rezultatin 1-2, ku bardhezinjtë kurbinas kanë triumfuar me përmbysje.

‘Të kuqtë’ kryeqytetas gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 28-të me brazilianit Da Silva, por avantazhi i Partizanit zgjati deri në minutën e 45’+3, kur Turkaj barazoi për miqtë laçianë. Pas pushimit, në minutën e 66-të Shkurtaj realizoi golin e dytë për Laçin, duke përmbysur gjithçka.

Pavarësisht tentativave të ‘të kuqve’, kurbinasit e Laçit e menaxhuan rezultatin 1-2, duke siguruar 3 pikë mjaft të vlefshme për vijimin e kampionatit.

Pas kësaj disfate, Partizani qëndron në vend të dytë me 31 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese, që përfiton nga ky rezultat i rivalëve të përjetshëm. Nga ana tjetër Laçi ngjitet në vend të tretë dhe shkon në kuotën e 29 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll