Sport

Trajneri i klubit të famshëm turk humbi 15 anëtarë të familjes në tërmet!

Janë të shumtë futbollistët që kanë humbur jetën ose që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë tragjedi që preku një pjesë të Turqisë dhe Sirisë

6 Shkurt 2023, 20:51 Nga DOSJA
Trajneri i klubit të famshëm turk humbi 15 anëtarë të

TURQI - Më shumë se 2300 njerëz humbën jetën në dy tërmete të forta që goditën sot Turqinë juglindore. Ky është bilanci i deritanishëm, dhe kanë frikë se shumë njerëz të tjerë janë varrosur në rrënoja.

Turqia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter rreth orës 4 të mëngjesit, i ndjekur nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter pak pas orës 11:00.

Shumë prej tyre mbetën pa të afërm, miq, shtëpi, por duket se askush nuk mund ta mendonte atë që i ndodhi trajnerit të Sivaspor, Ayhan Tenbeloglu.

Sipas mediave turke, ndihmës trajneri i këtij klubi futbollistik ka humbur 15 anëtarë të familjes në dy tërmete.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll