Sport

E papritura, dorëzohet trajneri i Partizanit: “Nuk jemi në garë për titullin…!”

Do të kërkojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, por e kemi të pamundur të jemi kandidatë për titullin kampion. Përpara se të ma thonë të tjerët, e them unë.

6 Shkurt 2023, 21:44 Nga DOSJA
E papritura, dorëzohet trajneri i Partizanit: “Nuk jemi në

TIRANE - Laçi ka përmbysur Partizanin me rezultatin 1-2 dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt vendeve që të dërgojnë në Europë. Ndërkaq, të kuqtë lëshojnë përsëri hapësirë në garën për titullin kampion, duke mos kapur ritmin e Tiranës në kampionat. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.

Kolela (Partizani): “Skuadra është pak e karikuar mendërisht. Mendoj që është një peshë që nuk arrijmë ta suportojmë. Nga momenti që na është larguar Rrapaj, po mendojmë të bëjmë disa ndryshime. Është shumë e lehtë të flasësh nga jashtë. Përpara se të jap gjykimet e mia, do të doja të bëja disa prova. Hoti shpesh herë ka luajtur në atë pozicion. Ne nuk jemi më në lu.ftën për titull nga sot. 6 pikë larg Tiranës mendoj që janë shumë. Në lu.ftë janë edhe shumë skuadra të tjera dhe ne nuk jemi në lartësinë e duhur. Do të kërkojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur, por e kemi të pamundur të jemi kandidatë për titullin kampion. Përpara se të ma thonë të tjerët, e them unë. Një skuadër që bën 2 pikë në 5 ndeshje nuk është pretendente për titullin kampion”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll