Sport

Portieri zbuloi se si qeni i shpëtoi gruan e tij, filloi të lehte një minutë para tmerrit…

Të gjithë jemi ende në shok. Gruaja ime qëndroi në Adana. Dhe informacioni i parë nga atje është katastrofik. Edhe në banesën time muret janë të plasaritura, nuk e di. .. Jemi në pritje të një fluturimi privat për t'u kthyer në Adana.

6 Shkurt 2023, 21:29 Nga DOSJA
Portieri zbuloi se si qeni i shpëtoi gruan e tij, filloi të lehte

TURQI - E gjithë bota u trondit nga lajmi i ardhur nga Turqia mëngjesin e sotëm. Vendin e përmendur e ka goditur në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm dhe aty po luajnë shumë sportistë nga kjo zonë.

Në Stamboll ka qenë edhe portieri i Adana Demispor, Goran Karaçiq, i cili ka rrëfyer një histori të frikshme për “Dnevni avaz”.

- Dje mbërritëm në Stamboll, ku sot duhej të luanim kundër Umraniyespor. Mirëpo drejtori sportiv sapo na ka bërë me dije se gjithçka është anuluar. Kush kujdeset për futbollin tani, është më e rëndësishme të shpëtojmë jetë - tha Mostarja dhe vazhdoi:

- Të gjithë jemi ende në shok. Gruaja ime qëndroi në Adana. Dhe informacioni i parë nga atje është katastrofik. Edhe në banesën time muret janë të plasaritura, nuk e di. .. Jemi në pritje të një fluturimi privat për t'u kthyer në Adana.

Karaçiq shpjegoi se si gruaja e tij u shpëtua nga fatkeqësia vetëm nga një qen.

- Me fat që qeni ynë filloi të lehte një minutë më parë, kështu që ai e zgjoi atë. Kur, siç thotë ajo, tërmeti tashmë ishte forcuar, ajo na mblodhi dokumentet dhe doli në rrugë. Për momentin në Adana mbretëron kaos, si në të gjithë Turqinë jugore. Siç kuptova dhe pashë, Adana ishte gjysmë e rrënuar, por ndoshta është qyteti me gjendjen më të mire nëse mund të themi kështu krahasuar me të gjithë rajonin që u godit nga tërmeti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll