Sport

Tërmeti në Turqi/ Humb jetën tragjikisht portieri i Malatyaspor, trajneri Vural: "I shpëtoi vetëm gruaja, jam i shkatërruar"

Eyüp Türkaslan vdiq tragjikisht në moshën 28-vjeçare, pasi u gjet nën rrënoja

6 Shkurt 2023, 20:23 Nga DOSJA

Tërmeti në Turqi/ Humb jetën tragjikisht portieri i Malatyaspor,

TURQI - Trajneri i Malatyaspor, Yilmaz Vural, konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e portierit Eyüp Türkaslan, 28 vjeç, i cili u gjet në rrënoja. Futbollisti është një nga më shumë se 2000 viktimat e konfirmuara pas një tërmeti që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë.

“I dhashë skuadrës dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë lojtarë nuk ishin në Malatya. Aty ishte vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyüp Türkaslan. I shpëtuan vetëm gruan. Jam i shkatërruar,”- tha trajneri.

Klubi i kategorisë së dytë të Turqisë ka publikuar një imazh të lojtarit në rrjetet e tij sociale me mesazhin: “Lutjet tona janë me ju”. Türkaslan ishte në sezonin e tij të dytë në Malatyaspor.

Tërmeti në Turqi/ Humb jetën tragjikisht portieri i Malatyaspor,

Ekipet e kërkimit po përpiqen gjithashtu, të lokalizojnë ish-lojtarin e Hantayspor, Chelsea, Christian Atsu, shokun e tij të skuadrës Onur Ergün, drejtorin e futbollit të Hatayspor, Taner Savut dhe përkthyesin e klubit Emre, të cilët gjithashtu besohet se janë varrosur në rrënoja.

Aktivitetet sportive janë ndaluar në Turqi. Klubet kryesore të futbollit në vend kanë hapur stadiumet dhe ambientet e tyre për të mbledhur donacione për viktimat e tragjedisë, e cila deri më tani ka vrarë më shumë se 2000 njerëz në Turqi dhe Siri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll