Sport

Tërmeti shoi 2 ekipe! 40 sportistë në një sallë të rrafshuar me tokë

Sipas mediave vendase, klubi i volejbollit të femrave Hataj praktikisht nuk ekziston më, pasi 14 lojtarë janë varrosur në rrënoja. Fati i tyre nuk dihet për momentin.

6 Shkurt 2023, 21:33 Nga DOSJA
Tërmeti shoi 2 ekipe! 40 sportistë në një sallë të

TURQI - Tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri kanë marrë disa mijëra jetë deri më tani, dhe pa dyshim që numri do të rritet vetëm pasi rrënojat të zbulohen. Fatkeqësisht, tragjedia e paprecedentë nuk u ka shpëtuar sportistëve dhe ekipeve sportive.

Sipas mediave vendase, klubi i volejbollit të femrave Hataj praktikisht nuk ekziston më, pasi 14 lojtarë janë varrosur në rrënoja. Fati i tyre nuk dihet për momentin.

Fati i klubit të volejbollit të meshkujve Metropolitan Malatija është po aq i panjohur. Ekipet e shpëtimit kanë arritur deri më tani të gjejnë dhe evakuojnë tre volejbollistet. Në qytetin e Karamanmaras, një sallë u rrafshua plotësisht me tokë, kur në të kishte nga 30 deri në 40 sportistë.

Nën rrënojat është edhe një ekspeditë prej 28 volejbollistësh nga Qipro, të cilët morën pjesë në garën në Adiyaman. Nuk dihet ende fati i Christian Atsu, futbollistit të Hatay. Dihet vetëm se është nën rrënoja. Nuk dihet edhe fati i portierit të Jeni Malatjaspor, Eyup Tarkaslan. “I shpëtuam gruan, por nuk e gjejmë”, është mesazhi i shpëtimtarit për mediat vendase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll