Sport

“Çështja Dani Alves”: Ministria Publike e vendosur, kundër lirimit të përkohshëm!...

Zyrtarët e akuzës në Spanjë janë pozicionuar në kundërshtim me atë që kërkohet nga lojtari. Vendimi për ankesën e parashtruar nga mbrojtja duhet të dalë së shpejti

6 Shkurt 2023, 19:57 Nga DOSJA

“Çështja Dani Alves”: Ministria Publike e vendosur,

SPANJE - Zyra e Prokurorit Publik në Spanjë mori një qëndrim kundër lirimit të përkohshëm të Dani Alves, i cili u akuzua së fundmi për përdhunim. Prokurorët konsiderojnë se ekziston ende rreziku i arratisjes së lojtarit, i cili ndodhet në Barcelonë që prej 20 janarit. Gjithashtu, ata besojnë se ka të dhëna, se ai e ka kryer krimin më 30 dhjetor, ndaj një vajze 23-vjeçare.

Qëndrimi i Prokurorisë Publike spanjole me gjyqtaren Maria Concepción Canton Martin, e Gjykatës Instruktive 15 të Barcelonës, përgjegjëse për rastin, u raportua nga mjete të ndryshme të shtypit spanjoll këtë të hënë.

Drejtësia e Barcelonës do të marrë në ditët në vijim pretendimet e avokatëve mbrojtës të viktimës së dyshuar. Avokatja Ester García do të shpjegojë arsyet pse është kundër edhe lirimit me kusht të kërkuar nga Dani Alves.

Do të jetë në dorën e seksionit të tretë të Gjykatës së Barcelonës që të vendosë për ankesën e bërë nga avokatët e lojtarit. Sipas gazetës “La Vanguardia”, ky vendim nuk duhet të zgjasë më shumë se një muaj, pasi është dikush që aktualisht ndodhet në burg.

Ministria Publike e Spanjës konsideron se, edhe me masat e mundshme si dorëzimi i pasaportave dhe përdorimi i byzylykëve të vendndodhjes, ekziston ende rreziku i arratisjes së Dani Alves për në Brazil, vendi që nuk i ekstradon brazilianët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll