Sport

VIDEO/ Në Brazil, ndeshjet e futbollit jo rrallë, ngatërrohen me ato të boksit…

Gjyqtari vendosi ta përfundojë ndeshjen pa u luajtur minutat e fundit.

6 Shkurt 2023, 19:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Në Brazil, ndeshjet e futbollit jo rrallë, ngatërrohen me

BRAZIL - Një sherr i dhunshëm ka shpërthyer në mes të një ndeshjeje, këtë të dielë në Brazil, mes lojtarëve të Athletico Paranaense dhe Coritiba. Madje në fushë ka hyrë edhe një tifoz.

Takimi përfundoi në kaos. Në kohën e shtuar të ndeshjes mes Athletico Paranaense dhe Coritiba, ka shpërthyer një sherr i përgjithshëm mes lojtarëve të dy skuadrave braziliane. Dhe u deshën disa minuta derisa qetësia të kthehej në fushë.

Një përplasje mes David Terans (Athletico Paranaense) dhe Marcio Silva (Coritiba) është në origjinën e kësaj lufte. Portieri i Coritiba, Gabriel, u përpoq t’i ndante dy lojtarët, por shoku i tij i skuadrës, Alef Manga, i përkeqësoi gjërat duke u përballur me David Terans. Mjaftoi kjo që ndeshja të degjeneronte.

Ndërkohë që u formua një turmë me të gjithë lojtarët, zëvendësuesit dhe stafet e dy skuadrave, u shkëmbyen goditje. Mes tyre edhe një goditje nga Pedrinho (Athletico Paranaense), i cili u ndoq nga disa kundërshtarë. Madje një tifoz hyri para se të sulmonte fizikisht portierin zëvendësues të Coritiba, Marcao.

Pas një çerek ore konfuzion, arbitri, në konsultim me dy kapitenët, vendosi ta mbyllte ndeshjen (1-1). Pa luajtur dy minutat e fundit të kohës shtesë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll