Aktualitet

'Lojëra fati'/ Kontrolle në Krujë, Tiranë e në Shkodër, arrestohen 3 persona

32-vjeçari me inicialet R. P., kishte përshtatur lokalin që kishte në përdorim me 4 makineta dhe 1 kompjuter që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale për të organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

5 Shkurt 2023, 11:52 Nga A.B
'Lojëra fati'/ Kontrolle në Krujë, Tiranë e
Lojera fati

TIRANË- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se përshtati një lokal për organizimin e lojërave të fatit, ndërsa pronari i lokalit është proceduar në gjendje të lirë.Sipas njoftimit, 32-vjeçari me inicialet R. P., kishte përshtatur lokalin që kishte në përdorim me 4 makineta dhe 1 kompjuter që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale për të organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni kombëtar “Fati i lojërave”, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në ambiente që mund t’i vihen në dispozicion organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Goditen 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, konkretisht, në Krujë, përshtatja e një lokali me makineta dhe kompjuter, si dhe në Tiranë e në Shkodër, vënia e basteve nëpërmjet celularëve. Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohen 4 makineta, 4 celularë dhe 1 kompjuter.

Në Krujë, u godit përshtatja e një lokali për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit me makineta dhe kompjutera. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. P., 32 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. N., 52 vjeç dhe u sekuestruan 4 makineta dhe 1 kompjuter.

Në Tiranë, u arrestua shtetasi K. C., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 24 vjeç, pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Shkodër, në një lokal, u kap në flagrancë shtetasi Sh. V., 56 vjeç, që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit.

Kontrollet vijojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit.

lojera fati

Sondazh

Poll