Aktualitet

Protesta për aksin Kashar-Thumanë, banori: Parlamenti bllokohet për agjentin e FBI-së, të merret me hallet tona, Rama të shkojë i pandehur

Me thirrjet ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’ banorët e Bërxullës, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar, bënë thirrje për një bashkëbisedim me institucionet përkatesë.

5 Shkurt 2023, 11:06 Nga A.B
Protesta për aksin Kashar-Thumanë, banori: Parlamenti bllokohet
Banori

TIRANË- Banorët e Bërxullës, që preken nga shpronësimet në kuadër të projektit të rrugës Thumanë-Kashar, kanë protestuar për pronat e tyre. Me thirrjet ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’ banorët e Bërxullës, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar, bënë thirrje për një bashkëbisedim me institucionet përkatesë. Një prej tyre u shpreh se Parlamenti nuk duhet të kishte mbyllur punimet për ish agjentin e FBI-së por duhet të kishte vijuar dhe të merret me problemet e qytetarëve.

'Tubimi jonë është paqësor, ka ndodh një problem me agjentin e FBI, bllokohet parlamenti. Ai eshtë për hallet tona jo për ato të SHBA. Rama nëse ka bërë gjë, të shkojë si i pandehur, kolltukun nuk e ka gjithmonë pas vetes. Halli jon është ky, se janë 97 kryefamiljarë, merren tokë dhe pushtetarët bëjnë sikur janë të vdekur, nuk shohin. '- tha një prej banorëve.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll