Aktualitet

Banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, efektivët krijojnë bllokadë për të mos i lejuar

Efektivët janë vendosur bllokadë për të mos i lejuar që të pengojnë qarkullimin e mjeteve tek rruga e Rinasit, por banorët arritën që të çanin kordonin dhe bllokuan aksin për disa minuta.

5 Shkurt 2023, 11:16 Nga A.B
Banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, janë ngritur sërish në protestë dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën e Rinasit. Efektivët janë vendosur bllokadë për të mos i lejuar që të pengojnë qarkullimin e mjeteve tek rruga e Rinasit, por banorët arritën që të çanin kordonin dhe bllokuan aksin për disa minuta.

Pas përplasjes me efektivët, ata u tërhoqën sërish në rrugën dytësore. Policia tentoi të shoqërojë një nga prej tyre, por banorët janë bërë bashkë duke mos e lejuar.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll