Aktualitet

FOTO- Banorët e Bërxullës thyejnë kordonin e Policisë, dalin në mes të rrugës

Për të qetësuar protestuesit kanë qenë prezente në zonën përreth edhe forcat e policisë duke formuar një barrikadë.

5 Shkurt 2023, 11:19 Nga A.B
FOTO- Banorët e Bërxullës thyejnë kordonin e Policisë,
Banoret

TIRANË- Banorët e zonës së Bërxullës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për projektin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Për të qetësuar protestuesit kanë qenë prezente në zonën përreth edhe forcat e policisë duke formuar një barrikadë. Ata thyen kordonin e Policisë, duke kaluar në mes të rrugës së Rinasit. Bllokimi i rrugës ende vijon.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

protesta e banoreve ne berxulle

Sondazh

Poll