Aktualitet

'Gjaku në gju të shkojë ne nuk dorëzohemi'/ Banorja e Bërxullës: Edi Rama po bën pushime, ky shtet me banorët nuk 'hahet' dot

Një nga banoret është shprehur se punimi i kësaj rruge është i paligjshëm, ndërsa ka theksuar se protesta do të përshkallëzohet derisa kërkesat e tyre të plotësohen. 

5 Shkurt 2023, 11:28 Nga a.l
'Gjaku në gju të shkojë ne nuk dorëzohemi'/
banorja

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar se protestat kundër projektit Thumanë-Kashar do të vijojnë, duke u shprehur se do të mbrojnë tokat e tyre me çdo kusht. Një nga banoret është shprehur se punimi i kësaj rruge është i paligjshëm, ndërsa ka theksuar se protesta do të përshkallëzohet derisa kërkesat e tyre të plotësohen. 

"Ja ka dhënë koncensionarit për të vënë mjetet në rrugë. para tre katër ditësh ka nxjerre makineritë aty në rrugë. Kemi bërë thirrje edhe javën tjetër, a ka ardhur ndonjë përgjigje? Asnjë gjë. Edi Rama ka dalë të bëjë pushime. Nuk dimë nga të shkojmë. Kjo rrugë është bërë pa u  planifikuar. Vetëm një leje zhvillimi ka marrë leje ndërtimi nuk ka marrë. Edhe atë e ka marrë në 14 dhjetor. Rruga ka filluar që në tetor. Kush ja dha lejën atij koncensionarit të bëjë punimet?", tha banorja. 

'Kemi 4 muaj që protestojmë, gjaku në gju të shkojë ne nuk dorëzohemi. Ky shtet nuk hahet dot me banorët', shtoi banorja. 

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll